Shqipëria në ditë të vështira/ Regjistrohen raste rekord edhe sot me korona

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 288 persona.

Shqipëri, 4 viktima dhe 124 raste të reja me koronavirus

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre të prekur me COVID-19 duke e çuar në 480 numrin e personave që kanë humbur bet ejën me virusin.

Deri tani, në Shqipëri janë prekur 19445 persona, nga të cilët 8260 janë raste aktive, ndërsa 10705 janë shëruar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1304 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 288 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të prekurve  – A2 CNN

Related Posts