Paratë Po Zhdukeshin Nga Shtëpia, Çifti Vendos Kamerat. Habiten Nga Ajo Që Shohin

Një grua në Britaninë e Madhe ka publikuar disa pamje të kapura nga kamerat e sigurisë, ku sipas saj një shoqe e saj, të cilën ajo madje e llogariste si më të mirat, po i vidhte paratë nga shtëpia.Madje, siç shkruajnë mediat britanike, ajo është kapur edhe duke i hedhur një sy portofolit të djalit të saj 8-vjeçar.

Samantha Robson, 39 vjeçe, nga Macclesfield, Cheshire në Angli, u takua me Tanya Sellars në vitin 2013, kur ajo kërkoi dikë të kujdesej për djalin e saj 2-vjeçar Eëan.

Dyshja u bënë mikesha të mira dhe Samantha madje i besoi asaj edhe çelësin e shtëpisë.

Por në fillim të vitit 2017, Samantha dhe burri i saj Mark, 38 vjeç, vunë re se paratë po zhdukeshin dhe nuk mund të shpjegonin se përse.

Kështu, ata vendosën të instalojnë kamera brenda shtëpisë së tyre, ku edhe u zbulua e vërteta.