Paralajmëron Kurti: Mund t’i rikthejmë masat rigoroze nëse ndodh kjo gjë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka njoftuar se nga e hëna, do të hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave.Ai ka thënë se do të ketë hapje më të madhe të ekonomisë, duke treguar edhe bizneset që do të rihapen. Poashtu, kryeministri ka njoftuar se do të lejohet dalja e qytetarëve dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit, përcjell Bota sot.

Por, Kurti ka kërkuar kujdes të shtuar, për shkak të rasteve të katër ditëve të fundit, duke paralajmëruar se mund të rikthehen masat rigoroze, pasi mund të rikthehet vala e pandemisë.

Related Posts