Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.08.2020.) e Shtunë

Gushti do të fillojë me mot të ndryshueshëm në Kosovë. Pritet të kemi vranësira, intervale kohore me diell dhe gjithashtu edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta dhe kushtet e motit do të jenë pak më të këndshme se ditët e kaluara.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe vende-vende me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet dhe në jug të Shqipërisë nuk priten reshje me përjashtim të bregdetit verior ku mund të ketë ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.