Këtë e ka konfirmuar para gazetarëve kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, i cili tha per mediat se AAK-së do t’i takojnë katër ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit, shkruajne mediat kosovare.
Haradinaj ka bërë të ditur emrat e katër ministrave nga AAK dhe 1 zëvendëskryeministëri.
Zëvendëskryeministër, Besnik Tahiri, ministria e Zhvillimit Ekonomik do të udhëhiqet nga Blerim Kuqi, Ministria e Jashtme nga Meliza Haradinaj, Ministria e Drejtësisë nga Selim Selimi dhe Ministria e Arsimit nga Ramë Likaj, raporton “Zëri.info”.