Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka vizituar Klinikën Infektive në QKUK.
Nga vendi ku po trajtohen pacientët me Covid-19, shefi i ekzekutivit tha se lehtësimi i masave restriktive më 18 maj do të varet nga numri i të shëruarve në tri ditët e ardhshme.
Sipas tij nëse numri i të infektuarve është më i madh se i shëruarve do t’i shohin mundësitë për nevojën ose jo të lehtësimit të masave.