Kosovarit I Humbi Kuleta Në Shkodër, Ja Çfarë Ndodhi Pas 2 Muajsh

Blondi Smërqaku duhet të ndihet me fat. Tifozit të Gjilanit i cili ishte pjesë e grupit të tifozëve “Dardanët” në ndeshjen Kosovë – Kroaci të zhvilluar më 6 tetor 2016 në Shkodër, i kishte humbur kuleta me gjithë dokumentat që i kishte në të.Mirëpo, se ajo do t’i kthehet pas dy muajsh nuk e kishte menduar asnjëherë. Por, ja që Blondi tani sërish e ka kuletën e tij.Tifozi i flakët i Gjilanit ka treguar se si erdhi deri tek kuleta e tij pas dy muajsh.

“Në ndeshjen Kosovë – Kroaci e luajtur në Shkodër më kishte humbur kuleta me gjithë dokumentat që ishin në të. Pas katër ditësh lajmërohet në Facebookun tim një zonjë shumë bujare, doktoresh, e cila më lajmëron se është gjetur kuleta ime dhe më ndihmoi t’i kem prapë dokumentet. Ajo është Margaret Lleshi Guraziu, të cilën e falënderoj shumë bashkë me kolektivin e saj”, theksoi Smërqaku për Gazetën Sheshi.Megjithatë, klueta e Smërqakut ka ardhur vetëm tani me postë.Në sfidën që Kosova e humbi 6:0 nga Kroacia, shumëkush është ankuar se i janë vjedhur kuletat dhe sot e asaj dite nuk i kanë më. Andaj, Smërqaku duhet të ndihet me fat.

Related Posts