Erdogan: Nuk na del askush përpara, jemi fuqi ushtarake dhe politike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “Si Turqi dhe si popull turk ne jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe çdo rezultat”.Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së spitalit Prof. Dr. Süleyman Yalçin në Stamboll ku duke përmendur pandeminë e koronavirusit ai theksoi se falë strukturës së fuqishme shëndetësore të ngritur u parandaluan pengesa që ishin të zakonshme në shumë vende, përfshirë edhe vendet e zhvilluara.

Sistemi ynë shëndetësor qëndron i fortë në këmbë pavarësisht rasteve në rritje kohët e fundit dhe numrit në kujdesin intensiv”, tha Erdogan i cili me këtë rast ftoi qytetarët që të zbatojnë me përpikmëri rregullat e “pastërtisë”, “maskës” dhe distancës”.

Erdogan potencoi se çdo sulm dhe çdo krizë me të cilën përballen e shpjegon më mirë kuptimin e vendit se ku ka arritur Turqia në prodhim, tregti, tenknologji, eksport, industrinë e mbrojtjes dhe në fushën e shërbimeve themelore, transmeton AA.