ASH: Ora policore të bëhet nga 23:00 – 05:00 dhe të hapen kafiteritë dhe restorantet

Aleanca për Shqiptarët kërkon shkurtimin e orës policore dhe hapjen e restoranteve e kafetetive.Duke parë se situata në gjithë botën ka filluar të merr një kahe më pozitive në raport me pandeminë, vlerësojmë se kjo frymë pozitive është koha të ndjehet edhe në vendin tonë.
Fatmirësisht rastet e shëruara nga Covid 19 janë në rritje, derisa rastet e reja të të infektuarve po shënojnë rënie të ndjeshme.

Duke u nisur nga ky fakt do të thotë se e drejta për lëvizje të lirë të njerëzve po kufizohet në masë shumë të rreptë pa nevojë prandaj Aleanca për Shqiptarët propozon që masat në vend të shënojnë valën e dytë të lehtësimeve, edhe atë duke u nisur nga shkurtimi i orës policore nga ora 05:00 deri 23:00.

Related Posts